Home > Uncategorized > Prigozhini i prin largimit të Wagnerit nga Rusia

Prigozhini i prin largimit të Wagnerit nga Rusia

//
/
Comments are Off

Lideri i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhini, është larguar nga Rusia.

Në disa pamje të publikuara Prigozhini shihet i ulur në një automjet, ku për disa momente ndalet tek turma e njerëzve të cilët brohorisnin për të.

Ai ua shtrëngoi dorën disa qytetarëve, teksa dëgjohet duke u thënë “gjithë të mirat”, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Është hera e parë që Prigozhin është parë në publik që kur ai njoftoi se trupat e tij do të “ktheheshin prapa” nga Moska dhe do të ktheheshin në “kampet fushore”.

Siç raporton CNN, është e paqartë se ku po shkon Prigozhin aktualisht, por sipas marrëveshjes, ai pritet të shkojë në Bjellorusi dhe të mos përballet me asnjë akuzë penale.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

The post Prigozhini i prin largimit të Wagnerit nga Rusia appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights