Startoi i dyti në Holandë por kampioni i botës Francesco Bagnaia nuk qëndroi gjatë të dielën në garën e Moto GP-së.
Që në start ai e tejkaloi bashkëvendësin italian Marco Bezzechi për ta marr vendin e parë përcjell klankosova.tv.
Prandaj ai nuk e lëshoi atë pozitë deri në fund duke udhëheq pjesën më të madhe në shtegun Assen dhe për të arrit te fitorja e 4-të këtë sezon.
Me këtë rast Bagnaia vetëm sa e ka forcuar pozitën e parë në renditjen e përgjithshme me 194 pikë 35 më shumë se Jorge Martin dhe 36 më shumë se Marco Bezzechi.
Ky i fundit me ekipin Mooney VR 46 e kaloi cakun në Holandë si i dyti.
Kurse treshen e mori jug afrikani Brad Binder.
Megjithatë këtij të fundit iu mohua podiumi për shkak të tejkalimit të limiteve të shtegut.
E kjo pozitë i takoi më pas spanjolli Aleix Espargaro.
The post Bagnaia në stilin e kampionit në Holandë. appeared first on Klan Kosova.



