Home > Uncategorized > Një burrë vrapoi 100 metra për 12.82 sekonda me taka të larta mbathur (VIDEO)

Një burrë vrapoi 100 metra për 12.82 sekonda me taka të larta mbathur (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Një burrë nga Spanja hyri në Librin Guinness pasi vrapoi sprint 100 metra derisa kishte mbathur taka të larta.

Christian Roberto Lopez Rodriguez, 34 vjeç, veshi taka 7 centimetra dhe vrapoi 100 metra për 12.82 sekonda.

Rodriguez mori Rekordin Botëror Guinness nga Andre Ortolf, i cili vrapoi 100 metra me taka të larta për 14.02 sekonda në vitin 2019.

“Përgatitja ishte shumë shteruese dhe specifike”, tha Rodríguez për Guinness World Records.

“Më duket shumë sfiduese të jesh në gjendje të vraposh me taka të larta me shpejtësi të madhe. Në Spanjë ka gara të tilla dhe ato gjithmonë kanë shkuar mirë për mua”, shtoi ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

The post Një burrë vrapoi 100 metra për 12.82 sekonda me taka të larta mbathur (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights