Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me situatën e tensionuar në veri të vendit.
Në llogarinë e tij në Tëitter, Blinken ka theksuar se plani tre pikësh i Bashkimit Evropian është rruga që duhet ndjekur, njofton Klan Kosova.
“Sot fola me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të qetësuar situatën në veri të Kosovës dhe për t’u kthyer menjëherë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Plani me tre pika i BE-së është rruga përpara”, ka shkruar Blinken në llogarinë e tij.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
klankosova.tv
The post Blinken tregon çka i tha Kurtit: Plani tre pikësh i BE-së është rruga përpara appeared first on Klan Kosova.



