Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, e ka akuzuar kryetarin e këtij subjekti, Lumir Abdixhikun, për manipulim në procesin zgjedhor për kryetar të degës në Podujevë, si dhe kryetarin e degës, Ekrem Hysenin.
Ai, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Hyseni u kishte thënë kryesisë së degës në Podujevë që të mos marrin pjesë në procesin zgjedhor.
“Kryetari i instaluar i LDK-së, “doku”, në mbledhjen e fundit të kryesisë së degës ua kishte bërë me dije anëtarëve të këtij organi se nuk i nevojiteshin në procesin e manipulimit të zgjedhjeve. Dr.Manipulatori kishte suspenduar kryesinë, e procesin zgjedhor ia kishte besuar grupit punues, në këtë rast, grupit të besueshëm manipulues”.
“Kryesia, anëtarët e saj, kishin dalë nga mbledhja e fundit pa u informuar se kur dhe ku do të niste procesi zgjedhor. Do të informoheni, u kishte thënë onkologu që kishte përgatitur ekipin për ta zhvilluar deri në metastazë kancerin që e injektoi në degë nga laboratori i Lumirit”.
“Dhe, jo më larg se të nesërmen, pas mbledhjes ku u suspendua kryesia, nisi procesi i manipulimeve me kuvende nëndegësh, me të ftuar specialë sipas listave të përpiluara nga grupi manipulues-kontrabandues i onkologut kancerogjen”, ka thënë Veliu.
Akuza, Veliu i drejtoi edhe Xhafer Gashit, për të cilin tha se ishte bashkëpunëtor i Abdixhikut e Hysenit.
“Që ditën e parë të procesit manipulativ, kur u mbajt “kuvendi” i një nëndege pa u informuar anëtarësia e saj dhe duke u njoftuar se ky proces po monitorohej nga i deleguari i Lumirit, Xhafer Gashi, të njëjtin e kam kontaktuar përmes telefonit dhe i kam kërkuar që të përkujdesej për proces të rregullt e transparent zgjedhor. Një gjë të tillë ma premtoi edhe ai, por fjalën e mbajti derisa e mbyllëm bisedën”.
“Doli se Xhafa kishte ardhur ta bëjë të kundërtën, ta ndihmojë Dr.Manipulatorin dhe ekipin e tij që procesi të jetë sa më jo transparent dhe sa më klandestin”, ka thënë Veliu./Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
The post Procesi zgjedhor i LDK-së në Podujevë, Veliu: Laboratori i Abdixhikut, injektuan kancer deri në metastazë appeared first on Klan Kosova.



