Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Sllovenisë, Tanya Fajon, ka thënë se në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së, do të diskutohet situata shqetësuese në Ballkanin Perëndimor, derisa shtoi se de-përshkallëzimi i tensioneve në mes të Kosovës dhe Serbisë është më se i nevojshëm.
“Ne do të diskutojmë situatën shqetësuese në Ballkanin Perëndimor me fokus në Kosovë dhe Serbi. De-përshkallëzimi i tensioneve është i nevojshëm si dhe siguria e qytetarëve”, ka thënë Fajon.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
The post Sllovenia: De-përshkallëzimi i tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë dhe siguria e qytetarëve, të nevojshme appeared first on Klan Kosova.



