Home > Uncategorized > Madonna sëmuret, e ndërprenë turin e koncerteve

Madonna sëmuret, e ndërprenë turin e koncerteve

//
/
Comments are Off

Këngëtarja Madonna e ka shtyrë mbajtjen e turit të saj të koncerteve pasi është e sëmurë dhe do të qëndrojë në kujdesin intensiv për disa ditë.

Në një njoftim të lëshuar nga menaxheri i këngëtares, Guy Oseary, në Instagram ka deklaruar se të shtunën Madonnës i është shfaqur një infeksion serioz bakterial për të cilin ajo detyrohet të qëndrojë e shtrirë në spital për disa ditë.

“Shëndeti i saj është duke u përmirësuar, megjithatë ajo është nën përkujdesin mjekësor. Një shërim i plotë duhet të ndodh”.

“Në këtë kohë ne duhet të ndërprejmë për një periudhë të gjitha paraqitjet, përfshirë edhe turet e koncerteve”.

“Ne do të ndajmë detaje të tjera me për shëndetin e saj, por edhe do t’iu informojmë për datat e tureve”, ka thënë Oseary.

64-vjeçarja kishte për të perfomuar më 15 korrik në Vankuver të Kanadës turin e saj, “Celebration”, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

 

The post Madonna sëmuret, e ndërprenë turin e koncerteve appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights