Home > Uncategorized > Tre adoleshentë në mesin e 11 viktimave nga sulmi rus në Kramatorsk

Tre adoleshentë në mesin e 11 viktimave nga sulmi rus në Kramatorsk

//
/
Comments are Off

Tre adoleshentë ishin në mesin e 11 personave të vrarë në qytetin ukrainas Kramatorsk pasi një raketë ruse goditi një restorant të njohur të martën në mbrëmje.

Adoleshentët janë motrat binjake 14-vjeç, Yuliya dhe Anna Aksenchenko, dhe një vajzë tjetr 17-vjeçare.

Të paktën 57 persona të tjerë u plagosën, duke përfshirë shtetas kolumbianë dhe një shkrimtar ukrainas.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se Rusia meritonte vetëm “humbjen dhe paraqitjen në një gjykatë” për kryerjen e sulmit.

Shërbimet e urgjencës thanë të mërkurën se përpjekjet e ekipeve të kërkimit dhe shpëtimit janë ende në vazhdim.

Kramatorsk, një qytet lindor në rajonin e Donetskut, është nën kontrollin e Ukrainës, por është afër pjesëve të pushtuara nga Rusia, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

The post Tre adoleshentë në mesin e 11 viktimave nga sulmi rus në Kramatorsk appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights