Home > Uncategorized > Kurti për masat ndaj Kosovës: Me raste kemi qenë kritik ndaj BE-së, por asnjëherë as cinik, as të hidhëruar (VIDEO)

Kurti për masat ndaj Kosovës: Me raste kemi qenë kritik ndaj BE-së, por asnjëherë as cinik, as të hidhëruar (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbledhjen e Qeverisë e ka nisur duke folur për masat e propozuara nga Bashkimi Evropian ndaj Kosoëvs.

Ai është shprehur se BE-ja, tek Kosova e gjen partnetin dhe aleatin e saj më të sinqertë, përcjell Klankosova.tv.

Kurti tha se me raste mund të kenë qenë kritik ndaj Bashkimit Evropian, po siç u shpreh ai, asnjëherë as cinik, as të hidhëruar.

“Komisioni Evropian  dje ka prezantuar para Parlamentit Evropian një listë të masave kundër Kosovës. Bashkimi Evropian te Kosova e gjen partnerin dhe aleatin e saj më të sinqertë dhe të qëndrueshëm në rajon të vlerave evropiane, parimeve demokratike dhe interesave afatgjate”.

“Kosova të tillë e ka Qeverinë, të tillë e ka popullin, së pari popullin e pastaj Qeverinë. Me raste kemi qenë kritik ndaj Bashkimit Evropian, po asnjëherë as cinik, as të hidhëruar. Nuk jemi as sot”, u shpreh ai.

Klan Kosova më 17.06.2023 pati raportuar në lidhje me këto masa:

The post Kurti për masat ndaj Kosovës: Me raste kemi qenë kritik ndaj BE-së, por asnjëherë as cinik, as të hidhëruar (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights