Home > Uncategorized > Çitaku: Kosova sot është e sanksionuar nga aleatët – Kurtit s’i bëhet vonë për MSA-në

Çitaku: Kosova sot është e sanksionuar nga aleatët – Kurtit s’i bëhet vonë për MSA-në

//
/
Comments are Off

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas masave të BE-së që kanë hyrë në fuqi ndaj Kosovës si shkak i situatës në veri.

Çitaku tha se Kosova sot është e përçarë nga brenda dhe e sanksionuar nga aleatët, teksa sipas saj ky rezultat është i kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

“Vlerat monetare të humbura nga ky sanksionim janë pakrahasimisht më të vogla se dëmi që i është bërë kredibilitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, tha Çitaku, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ajo tha se Kurtit s’i bëhet vonë për MSA-në e as për IPA-n, ku shtoi se “Kosova nuk i takon një njeriu”.

“Unë e di që Kurtit nuk i bëhet vonë as për MSA e as për IPA. Tek e fundit ai dhe VV nuk kanë votuar për ratifikimin e MSA në Kuvend”, tha ajo.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

The post Çitaku: Kosova sot është e sanksionuar nga aleatët – Kurtit s’i bëhet vonë për MSA-në appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights