Home > Uncategorized > Mot i lig, stuhi e erëra të forta në Prishtinë (VIDEO)

Mot i lig, stuhi e erëra të forta në Prishtinë (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Pullazi ra e katër vetura u dëmtuan. Por, përpos dëmeve materiale, stuhia që e përfshiu pasditen e së shtunës lagjen “Bregu i Diellit” e edhe pjesë të tjera të Prishtinës, fatmirësisht nuk la të lënduar.

E banorët thonë se çatia ishte e një ndërtimi pa leje në objekt, raporton Klan Kosova.

E përpos policisë e zjarrfikësve, në vendin e ngjarjes dolën edhe inspektorët e ndërtimit.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, tha se ata janë duke e bërë procesverbalin dhe çdo shkelje do të evidentohet e gjobitet.  

Ai bëri të ditur se ishin lajmëruar paraprakisht se mund të ketë një stuhi në kryeqytet, andaj ishin në gjendje gatishmërie.

Derisa pati edhe lisa të rrëzuar në rrugën “Agim Ramadani” si dhe në atë “Luan Haradinaj”. Kështu ishin 6 raste në total ku u desh të intervenojnë zjarrfikësit pas shiut e erërave. /Klankoksova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

The post Mot i lig, stuhi e erëra të forta në Prishtinë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights