Polonia po dërgon 500 policë në kufirin e saj me Bjellorusinë për shkak të “situatës së tensionuar” atje, tha ministri i brendshëm polak Mariusz Kaminski.
Sipas Gardës Kufitare Polake, 187 persona u përpoqën të kalonin në Poloni ilegalisht nga Bjellorusia dje.
“Për shkak të situatës së tensionuar në kufirin me Bjellorusinë, kam vendosur të forcoj forcat tona me 500 policë polakë nga njësitë parandaluese dhe kundër terrorizmit”, shkroi Kaminski në Twitter.
Ata do të bashkohen me 5000 roje kufitare dhe 2000 ushtarë që ruajnë sigurinë e këtij kufiri”.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
The post Polonia do të rrisë sigurinë në kufirin me Bjellorusinë appeared first on Klan Kosova.



