Home > Uncategorized > Vdes në QKUK një i burgosur

Vdes në QKUK një i burgosur

//
/
Comments are Off

Një i burgosur ka vdekur në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Bëhet fjalë për N.M, i lindur në vitin 1976.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës Florent Gashi.

“N.M është pranuar në burg me komplikime shëndetësore për çka është trajtuar në vazhdimësi në ambulancen e burgut dhe klinikat përkatëse sipas konsultimeve dhe rekomandimeve të SHSKUK-së”, tha Gashi.

Gashi tha se trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat e parapara me ligj për rastin e vdekjes së të burgosurit”, shtoi ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

The post Vdes në QKUK një i burgosur appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights