Ndërmjetësi i dialogut Kosovë-Serbi nga BE-ja, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.
Sipas një njoftimi të presidencës së Kosovës, emisari evropian do të pritet në takim nga e para e shtetit, Vjosa Osmani në orën 15:00, njofton Klankosova.tv.
Pas Osmanit, në orën 16: 00, Lajçaku do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.
Me ta përfunduar vizitën në Prishtinë, emisari i Brukselit për dialogun Kosovë-Serbi do të shkojë për vizitë në Serbi.
Siç bëhet e ditur në një njoftim të presidencës serbe, takimi mes tij dhe kreut të shtetit serb, Aleksandar Vuçiq do të ndodhë të mërkurën në orën 11:00.
Këto vizita, Lajçaku i zhvillon me kërkesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell.
Kështu ka konfirmuar të hënën për Klankosova.tv zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.
“Është një pjesë integrale e punës së një Përfaqësuesi të Lartë të BE-së të udhëtojë për të parë partnerët në terren. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Miroslav Lajçak është rregullisht në Beograd, Prishtinë, kryeqytetet e BE-së dhe vende të tjera, përfshirë jashtë BE-së, për të kryer punën e tij të përditshme për të çuar përpara dialogun”, ka bërë të ditur Stano në një përgjigje për Klankosova.tv.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO.
Lajçaku viziton Kosovën dhe Serbinë me kërkesë të Borrellit
The post Pas qëndrimit në Kosovë, Lajçaku nesër takohet me Vuçiqin në Serbi appeared first on Klan Kosova.




