Kompozitori, Rafet Rudi, ka thënë që jeta muzikore në Kosovë ka pasur një zhvillim të hovshëm.
Mirëpo ai e ka bërë këtë krahasim me të kaluarën e Kosovës, ndonëse ka shtuar që një gjë e tillë duhet krahasuar edhe me vendet tjera.
“Aktualisht unë mendoj se pozicioni apo statusi apo vendi siç thoni ju në ambientin kulturor është në një zhvillim jashtëzakonisht të theksuar nëse e krahasojmë me fillet e saj, me hapat e parë që jeta jonë muzikore apo muzika klasike në fillimet e saj ka qenë dhe i ka bërë ato”, ka thënë Rudi në KultOra të Klan Kosovës.
“Ato kanë qenë fillimet jashtëzakonisht modeste, unë i kam përcjellë ta zëmë kam debate kam shkruar”.
“Unë mendoj që është transformuar jeta muzikore, domethënë një zhvillim kolosal por megjithatë ne duhet ta shohim dhe jetën tonë kulturore në krahasim me vendet tjera”.
The post Rudi: Zhvillim kolosal i jetës muzikore në Kosovë, por nevojitet krahasim (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



