Home > Uncategorized > Hapet edicioni i 11-të i Festivalit të Arkitekturës

Hapet edicioni i 11-të i Festivalit të Arkitekturës

//
/
Comments are Off

Të martën në mbrëmje është bërë hapja zyrtare e edicionit të 11-të të Festivalit të Arkitekturës.

Tema e këtij viti është “Certain Uncertainties”, teksa ekspozita “Cities Connection Project” është një nga aktivitetet e para të edicionit të sivjetmë, raporton Klan Kosova.

“Festivali i arkitektëve, planifikuesve, dizajnerëve e krijuesve, premton një javë plot aktivitete, programi i plotë i të cilave është publikuar në Kosovo Architecture Festival. Pjesë e ngjarjeve do të jenë edhe hulumtues të përzgjedhur për të udhëhequr ligjërata e punëtori, që do të do të mbahen në hapësirat e Kino ARMATA”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

‘Cili duhet të jetë kontributi ynë për një të ardhme më të qëndrueshme?’ Kjo është pyetja që u shtrua në edicionin e 11-të të Festivalit të Arkitekturës në Kosovë, që mbrëmë shënoi hapjen zyrtare në hapësirat e Lapidariumit të Muzeut të Kosovës.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

klankosova.tv

The post Hapet edicioni i 11-të i Festivalit të Arkitekturës appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights