Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar propozimin e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji një të mituri që dyshohet për sulm seksual ndaj një vajze, po ashtu e mitur.
Sipas propozimit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, rasti kishte ndodhur në Malishevë, ndaj viktimës së mitur nën moshën 16 vjeçare.
I mituri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve, i cili do t’i llogaritet prej kohës së arrestimit më 03 korrik 2023 dhe do të zgjasë deri më 01 gusht 2023./Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
The post Një muaj paraburgim ndaj të miturit për sulm seksual ndaj një vajze appeared first on Klan Kosova.




