Ish-aktivisti për bashkimin kombëtar Kreshnik Spahiu, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka ndryshuar qasje ndaj Shqipërisë.
Spahiu tha në Info Magazine se po të pyetet Kurti se pse ndryshojë qëndrim ndaj referendumit Shqipëri-Kosovë, ai thotë “Nuk na lejojnë amerikanët dhe ndërkombëtarët”.
“Kur bëhet fjalë për çështje të pushtetit e të karriges thotë “Ne jemi shtet sovran dhe çka na duhen amerikanët, mua më ka votuar populli”, tha Spahiu.
Sot, kryeministri i Shqipërinë Edi Rama, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai u prit nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, dhe nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.
Ndërkaq deri më tani nuk ka ndonjë shenjë se mund të ketë takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Shefi i qeverisë shqiptare Edi Rama, sot ekskluzivisht do të jetë mysafir i Adriatik Kelmendit, në Rubikon.
Rubikon në Klan Kosova fillon nga ora 20:45.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
The post Spahiu: Kurtin sot po ta pyesësh për bashkimin kombëtar thotë “Nuk na lejojnë amerikanët” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.





