Mungesa e unitetit midis anëtarëve të NATO-s për pranimin e Suedisë dhe Ukrainës po kërcënon fuqinë e aleancës së udhëhequr nga ShBA-ja, thotë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
“Ne presim unitet nga Aleanca e NATO-s. Forca e NATO-s është në unitet”, tha Zelensky gjatë një konference për shtyp në Bratislavë, Sllovaki.
“Është shumë e rëndësishme që shtetet e NATO-s të dinë se janë të mbrojtura. Dhe përmes unitetit, ata ndihen të mbrojtur. Dhe mendoj se ka ende një pyetje për Suedinë, një pyetje nëse duhet apo jo të ftohet Ukraina, mendoj se i mungon uniteti. Dhe unë mendoj se kjo kërcënon fuqinë e aleancës së NATO-s”, tha ai.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
The post Zelensky: Mungesa e unitetit për anëtarësimin e Suedisë dhe Ukrainës në NATO kërcënon aleancën appeared first on Klan Kosova.


