Piloti Franco Colapinto ka arritur që të triumfoj të shtunën në garën Sprint në shtegun Silverstone.
Garuesi i ekipit MP Motosport e ka fituar kështu garën e tij të parë këtë sezon në kategorinë Formula 3 përcjell klankosova.tv.
Ai ishte i vëmendshëm në këtë garë pasi në Britaninë e Madhe moti ishte faktor i rëndësishëm.
Kjo pasi ekipet u detyruan në ndërrim të gomave shkaku i të reshurave të shiut.
Në vendin e dytë në Silverstone përfundoi Gabriel Bortoleto kurse i treti doli Christian Mansell për të cilin ishte podiumi i parë në Formula 3.
Bortoleto mbetet lideri i kampionatit me 120 pikë i ndjekur nga Josep Maria Marti që i ka 76.
The post Colapinto triumfon në garën Sprint në Silverstone appeared first on Klan Kosova.



