Home > Uncategorized > Mot sot, me diell

Mot sot, me diell

//
/
Comments are Off

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do ta mbajë mot kryesisht i qetë dhe me vranësira të pakta rreth relievit malor.

IHK paralajmëron se pas këtyre ditëve me reshje rekorde, vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore, raporton Klan Kosova.

“Këto masa të nxehta të ajrit do të intensifikohen javën e ardhshme duke krijuar kushte që merkuri në termometër të shënojë vlera 34-37 gradë Celsius në gjysmën e dytë të javës së ardhshme”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Indeksi UV do të jetë shumë i lartë, prandaj IHK bën thirrje për kujdes ndaj kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00-17:00.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

klankosova.tv

The post Mot sot, me diell appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights