Home > Uncategorized > Leonardo: Ka ardhur koha që Mbappe të largohet nga PSG-ja

Leonardo: Ka ardhur koha që Mbappe të largohet nga PSG-ja

//
/
Comments are Off

Ish-drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit, Leonardo ka thënë se ka ardhur koha që të largohet Kylian Mbappe nga PSG-ja.

Leonardo mes tjerash ka theksuar se Mbappe me sjelljet e fundit ka treguar se nuk mund të jetë lider i një ekipi.

“Me sjelljet e tij në vitet e fundit, Mbappe ka treguar se nuk mund të drejtoj një ekip. Ai është një lojtar i mirë, por jo një lider. Golashënues i mirë, por jo një krijues, është vështirë të ndërtosh një ekip përreth tij”.

“A mundet PSG-ja ta fitoj Ligën e Kampionëve pa Mbappen? Është e mundur. Për shkak se që kur Mbappe i është bashkuar PSG-së, të gjitha klubet që nuk e kanë pasur Mbappen e kanë fituar trofeun”, u shpreh Leonardo.

“Mendoj që është koha që Mbappe të largohet nga PSG-ja”.

PSG-ja thuhet se i ka dhënë një ultimatum Mbappes që të nënshkruajë kontratën e re ose të largohet nga klubi këtë afat kalimtar. /Klankosova.tv.

The post Leonardo: Ka ardhur koha që Mbappe të largohet nga PSG-ja appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights