Romelu Lukaku është gati të bëj gjithcka për të kaluar te Interi me të drejta të plota.
Belgu ka shprehur dëshirë që pagën e tij ta zvogëloj nga 8,5 milion në 7,5.
Por klubi që mban kartonin e tij Chelsea, nuk e ka ndërmend ta lë të lirë sulmuesin në rast se nuk vjen oferta prej 45 milion eurove.
Tentativa e parë e Interit u rrëzua nga londinezët që cilët i thanë jo ofertës e cila në total preku shumën 35 milion euro.
Zikaltërit do të trokasin në dyert e bluve nga Londra në ditët në vazhdim duke e rritur ofertën deri në 40 milion euro, me bonuse.
Romelu Lukaku, deri më tani ka refuzuar të gjitha ofertat tjera pasi dëshira e tij është të vazhdoj karierën te skuadra e Interit.
The post Lukaku gati ta reduktoj pagën vetëm për të mbetur te Interi appeared first on Klan Kosova.


