TV “Klan Kosova” shpall:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lira të punës,
Agjent i shitjes – dy (2) pozita
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitat e shpallura, janë:
Proceson kontrata për klientë të rinj dhe kujdeset për implementimin e tyre
Bënë procesimin e kërkesave të klientëve
Njofton dhe ofron produktet për marketing – klientëve
Përgjigjet tek të gjithë klientët në mënyrë efektive për kërkesat e tyre
Proceson dhe regjistron të gjitha pagesat
Përfaqëson në mënyrë të denjë mediumin dhe vlerat e saj
Komunikon me klientë dhe informon mbikqyrësin dhe kolegët tjerë për çdo kërkesë që mund të kenë, si në aspektin teknik, apo në shërbime tjera të kërkuara
Pranon, regjistron dhe arkivon në sistem të gjitha informatat, raporton në baza ditore në lidhje me marrëveshjet e reja, vazhdime të kontratave dhe kështu ngjashëm
Merret me shitjen e produkteve të “Klan Kosova”
Bënë vizita në terren, realizon takime me klientë në baza javore
Hulumton tregun
Prezanton ofertat për klientët
Përgatitë të gjitha kontratat që të nënshkruhen nga klientët
Përgatitë raporte javore për menaxhmentin
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
Të ketë diplomë nga Fakulteti Ekonomik, preferohet drejtimi Menaxhment apo Marketing, mirëpo edhe kandidatët me përgatitje tjetër profesionale dhe të cilët e konsiderojnë vetën të denjë për të kryer punën e Agjentit të Shitjes, janë të mirëseardhur që të aplikojnë
Të ketë përvojë së paku 1 vjeçare në shitje dhe marketing
Të ketë njohuri të teknikave të shitjes dhe marketingut
Të ketë njohuri bazike në fushën e medias
Të ketë aftësi prezantimi dhe komunikimi
Të ketë aftësi të shkrimit të raporteve
Të jetë fleksibil dhe i gatshëm për t’u adaptuar me nevojat dhe kërkesat e kompanisë
Të ketë aftesi të mira negociuese dhe analitike
Të ketë iniciativa dhe kreativitet për të ofruar ide të reja në çështje të ndryshme lidhur me procesin e punës
Të ketë njohuri të gjuhës angleze
Të ketë patent shofer – Kategoria B
Të ketë aftësi të përdorimit të “Microsoft Office
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që t’i dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:
CV-në së bashku me foto, si dhe dëshmitë e përgatitjes universitare
Letër motivuese
Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse
Çertifikatat e trajnimeve eventuale
Letër rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme)
Aplikimi bëhet përmes e-mailit – postës elektronike, në:
Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më 10.07.2023, në orën 16:00.
The post Klan Kosova shpall konkurs për dy pozita “Agjent i shitjes” appeared first on Klan Kosova.


