Me votimin për anëtarin e ri të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Universiteti i Prishtinës, e caktoi 14 korrikun si datë kur do të publikohet konkursi për programet që ende s’i përfunduan procedurat e akreditimit.
Megjithëse ende s’ka vendim të paktën zyrtarisht që Infermieria, Juridiku, disa programe të Ekonomikut, Antropologjia e Trashëgimi Kulturore, kanë marrë dritë të gjelbër, kalimi i anëtarit ndërkombëtar zhbllokon këtë proces.
Për t’u plotësuar KShC me anëtarë kanë shkuar 17 aplikime, e komisioni parashihej të finalizonte raportin deri të mërkurën.
Derisa kjo gjendje në këtë institucion i la disa programe në pritje, në UP filluan aplikimet për tjerat.
Në afatin e parë të konkursit është planifikuar të pranohen 4192 studentë të rregullt.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
klankosova.tv
The post Emërimi i anëtarit të KShC-së zhbllokon akreditimin e programeve në UP (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


