Komuna e Podujevës ka njoftuar se me kërkesë të drejtoreshës së Administratës, Antoneta Ejupi dhe drejtorit të Bujqësisë, Fatmir Rudari për lirim nga detyra, ata sot janë liruar nga këto detyra nga kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi.
Sipas njoftimit të kësaj komune në Facebook, kryetari Bulliqi i ka falënderuar dy drejtorët për punën, kontributin dhe korrektësinë që kanë treguar përgjatë kësaj kohe sa kanë udhëhequr me këto dikastere, si dhe ju ka uruar suksese e mbarësi në angazhimet e tjera, raporton Klan Kosova.
Kujtojmë se këtë vendim, Ejupi dhe Rudari e kanë marrë pas prishjes së koalicionit PDK-VV në nivel lokal.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
klankosova.tv
The post Podujevë, lirohen nga detyra dy drejtorët e PDK-së appeared first on Klan Kosova.


