Home > Uncategorized > Borxhi publik global shkon në rekord prej 92 miliardë dollarësh

Borxhi publik global shkon në rekord prej 92 miliardë dollarësh

//
/
Comments are Off

Borxhi publik global ka prekur rekord prej 92 miliardë dollarësh, derisa qeveritë kanë marrë hua më tepër për të zvogëluar efektet e serive të krizave.

Janë Kombet e Bashkuara që kanë nxjerr një raport në të cilin thuhet se borxhi publik anembanë botës është pesëfishuar në dy dekadat e fundit, derisa Bruto Produkti Vendor vetëm është trefishuar.

Ky raport është publikuar para takimit të ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të G20-ës, transmeton KlanKosova.tv.

“Nuk duket se është problem për tregjet, por është për qytetarët”, ka thënë para reporterëve, Antionio Guterres, Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

“Disa prej vendeve më të varfra në botë janë duke u shtyrë që të zgjedhin midis shërbimit ndaj borxhit apo shërbimit ndaj njerëzve”.

Të dhënat tregojnë se 3.3 miliard njerëz jetojnë sot në vende që kanë shpenzuar më shumë para në norma interesi sesa për shëndet dhe edukim.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

The post Borxhi publik global shkon në rekord prej 92 miliardë dollarësh appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights