Romelu Lukaku nuk i është përgjigjur drejtorëve dhe bashkëlojtarëve të Interit, me Juventusin që është gati të rrëmbejë sulmuesin belg.
La Gazzetta dello Sport ka raportuar se avokati i Lukakut, Sebastien Ledure, nuk ka qenë në kontakt me Interin dhe Chelsean me Nerazzurrët të gatshëm për të siguruar nënshkrimin e sulmuesit për rreth 35 milionë euro.
Sky Sport Italia shton se edhe Lukaku nuk u është përgjigjur drejtorëve dhe shokëve të Interit kohët e fundit, duke mërzitur klubin që është gati ta nënshkruajë atë pas shitjes së Andre Onanës te Manchester United për 50 milionë euro plus bonuse.
Mediet italiane pretendojnë se belgu është tunduar nga një ofertë nga Juventusi, i cili ka barazuar ofertën e Interit për 30-vjeçarin.
Sipas raportit, Nerazzurrët kanë ofruar 35 milionë euro plus 5 milionë euro shtesa, ndërsa oferta e Bianconerëve është vendosur në 37.5 milionë euro plus 2.5 milionë euro shtesa.
Megjithatë, Juventusi nuk është ende i gatshëm të bëjë një ofertë zyrtare duke qenë se duhet të shesë Dushan Vlahovic fillimisht.
Bardhezinjtë thuhet se i kanë thënë Chelseat se u duhet kohë deri më 4 gusht për të shitur serbin, por blutë duan ta shesin Lukakun më herët.
Interi tani nuk është i sigurt për nënshkrimin e Lukakut nëse sulmuesi nuk ndryshon qëndrimin e tij gjatë ditëve të ardhshme.
Il Corriere dello Sport raportoi në fillim të kësaj jave se Lukaku kishte arritur tashmë një marrëveshjeje në parim me Juventusin.
The post Lukaku po ‘e injoron’ Interin, Juventusi po qëndron në gatishmëri nëse e shet Vlahovicin appeared first on Klan Kosova.