Në Samitin e Tiranës, sot u mblodhën liderë të ndryshëm të Ballkanit Perëndimor, por në të nuk mori pjesë asnjë zyrtar nga Prishtina.
Analisti politik Ben Andoni, e ka komentuar këtë takim informal të kryeministrit Edi Rama me liderët e tjerë të rajonit, por edhe mungesën e kryeministrit kosovar aty, transmeton klankosova.tv.
Mes tjerash në intervistën e zhvilluar në Edicionin Special, ai pohoi se raportet Rama-Kurti mund ta ndajnë Shqipërinë me Kosovën.
Kujtojmë që gjatë gjithë kësaj ngjarje, në Shqipëri për të ndjekur nga afër zhvillimet, qëndruan gazetarja Qëndresa Tërshani bashkë me operatorin Agon Bejtullahu.
The post Andoni: Raportet Rama-Kurti mund ta ndajnë Shqipërinë me Kosovën (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.