Më shumë se një mijë fëmijë janë evakuuar nga një kamp veror pas zjarreve që shpërthyen në Greqi.
Dy zjarre të ndara po përhapen në vendin i cili është duke i vuajtur efektet e një vale të nxehtë mesdhetare.
Në qytetin bregdetar të Loutraki, në perëndim të Athinës, 1,200 fëmijë u evakuuan derisa flakët iu afruan kampit të tyre.
Ndërkohë, policia arrestoi një burrë që dyshohet se ndezi një tjetër zjarr në Kouvaras, në jug-lindje të kryeqytetit.
Dhjetëra njerëzve u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre, të ndihmuar nga ekipet e shërbimit të urgjencës. Gjithashtu u desh të evakuoheshin disa kafshë, duke përfshirë një numër kuajsh që ishin në stalla që morën flakë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
The post Greqi, 1,200 fëmijë evakuuohen nga një kamp veror appeared first on Klan Kosova.