Home > Uncategorized > Nolan: Inteligjenca artificiale po e mbërrin momentin e saj të “Oppenheimerit”

Nolan: Inteligjenca artificiale po e mbërrin momentin e saj të “Oppenheimerit”

//
/
Comments are Off

Regjisori Christopher Nolan ka thënë që inteligjenca artificiale po e mbërrin momentin e saj të “Oppenheimerit”.

“Ngritja e kompanive në 15 vjetët e fundit lakojnë fjalë si algoritëm – duke mos e ditur se çfarë domethënie kanë në ndonjë kuptim matematikor – këta njerëz nuk e dinë se çfarë është algoritmi”, ka thënë Nolani.

“Njerëzit në punën time që flasin për të, ata thjesht nuk duan që të marrin përgjegjësi për çfarëdo që bën algoritmi”.

“Po e aplikuat në inteligjencën artificiale, kjo është një mundësi e llahtarshme. Jo  vetëm që sistemet e IA-së do të futen në infrastrukturën e mbrojtjes, përfundimisht ato do të jenë përgjegjëse për armët bërthamore”.

“Jemi të mallkuar nëse themi që ky është një entitet i ndarë nga personi që po e zotëron, programon apo po e vë në përdorim IA-në. Kjo ka të bëjë me llogaridhënien. Ne duhet t’i mbajmë njerëzit llogaridhënës për atë që e bëjnë me mjetet që I kanë:.

The post Nolan: Inteligjenca artificiale po e mbërrin momentin e saj të “Oppenheimerit” appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights