Nënkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri, e ka vizituar djaloshin i cili u rrah para disa ditësh.
Tahiri ka shkruar në Facebook se është zotuar që të bëjë gjithçka për t’i ndenjur afër djaloshit deri sa të shërohet.
“Sot vizitova Aliun, djaloshin që e do i gjithë qyteti i Mitrovicës. Jam prekur thellë me atë që i ka ndodhur, andaj shkova për ta takuar dhe për t’ia bërë të ditur që të gjithë jemi me të”,
“Iu zotova se do të bëj çdo gjë që është e mundur për t’i qëndruar pranë deri në shërim, edhe si Komunë edhe personalisht”.
“Është për t’u admiruar sa shumë mitrovicas dhe qytetarë nga e gjithë Kosova po i dalin krah djaloshit tonë, duke e ndihmuar dhe duke i dhënë forcë për ta përballuar këtë ngjarje”.
The post appeared first on Klan Kosova.