Në orët e para të së martës, policia e stacionit në Ferizaj, ka pranuar një informacion se në fshatin Nerodime e Epërme të Ferizajt në një aheng familjar kishte të shtëna me armë zjarri.
Policia ka arritur që të identifikojë të dyshuarin me inicialet H.A. i moshës 46-vjeçar, i cili kishte shtënë me armë zjarri, raporton Klan Kosova.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa është konfiskuar një armë zjarri (pistoletë)”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve”.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
klankosova.tv
The post Shtien me armë zjarri në një aheng në Ferizaj, i konfiskohet arma appeared first on Klan Kosova.