Home > Ballina > Ishin të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar, ekstradohen nga shtetet e tjera tre kosovarë

Ishin të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar, ekstradohen nga shtetet e tjera tre kosovarë

///
Comments are Off

Tre qytetarë të Kosovës janë ekstraduar janë ekstraduar nga shtetet e tjera.

Ata ishin të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se ata dyshohen për vepra të ndryshme kriminale.

L.C – i kërkuar për veprën penale “Mashtrim”, që ka qenë në kërkim nga Gjykata Themelore e Ferizajt dhe ajo e Prishtinës. Ai është arrestuar nga autoritetet gjermane dhe më 30 qershor është ekstraduar në Kosovë.

B.L – i kërkuar nga Gjykata në Pejë për veprën penale “Fajde” dhe “Detyrim”. Ai është arrestuar nga autoritetet hungareze dhe më 12 korrik është ekstraduar në Kosovë.

D.F – është personi i tretë i ekstraduar nga Finlanda në Kosovë më 14 korrik.Ai ka qenë i kërkuar nga Gjyakata Themelore në Mitrovicë pasi ka qenë i dënuar me tri vite burgim për veprën penale “Trafikim me narkotik”.

“Policia e Kosovës në kuadër të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), ka avancuar bashkëpunimin ndërkombëtar me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve tjera, dhe angazhimet e tilla me sjelljen para drejtësisë së personave të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar do të vazhdojnë në frymën e besimit dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e policisë përcjell Klankosova.tv

Verified by MonsterInsights