Juristja e mediave Flutura Kusari dhe kryetari i Asociacionit të Gazetarëve Xhemajl Rexha, kanë mbajtur një takim me stafin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në takim u diskutua për sfidat me të cilat përballen mediat dhe gazetarët në Kosovë.
“Vlerësojmë angazhimin dhe mbështetjen e tyre për mediat e lira dhe të hapura në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së ShBA-ve përcjell Klankosova.tv
Kusari dhe Rexha, ishin mjaft të zëshëm në reagimet e tyre ndaj rastit të Klan Kosovës.
Ata kanë bërë vazhdimisht thirrje që Klan Kosova të mos sulmohet nga ana e qeverisë dhe të mos pengohet puna e mediumit më të madh në Kosovë.
Juristja e mediave Flutura Kusari, e ka falënderuar Ambasadën Amerikane për ftesën.
“Me kënaqësi do të vazhdojmë bashkëpunimin”, tha ajo.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
The post Kusari dhe Rexha në Ambasadën Amerikane, diskutojnë për sfidat e mediave dhe gazetarëve në Kosovë appeared first on Klan Kosova.