Home > Uncategorized > Lajçaku pas takimeve me Bislimin e Petkoviqin: Folëm për një listë të gjatë të çështjeve

Lajçaku pas takimeve me Bislimin e Petkoviqin: Folëm për një listë të gjatë të çështjeve

//
/
Comments are Off

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi e atë të Serbisë, Petar Petkoviq, folën për një listë të gjatë të çështjeve të dialogut.

Lajçak tha me Bislimin e Petkoviqin, temë ishte edhe shtensionimi i situatës në veri.

“Ne diskutuam një listë të gjatë të çështjeve të dialogut duke filluar me zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit dhe de-përshkallëzimin në veri”, tha Lajçak, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se diskutimet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, teka Lajçaku priti në takime ndaras Bislimin e Petkoviqin, ndërsa nuk pati takim trilateral mes palëve.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

The post Lajçaku pas takimeve me Bislimin e Petkoviqin: Folëm për një listë të gjatë të çështjeve appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights