Analisti politik Gazmir Raci, tha në emisionin Rubikon të Klan Kosovës se vendi ynë ka bërë përparime rrënjësore të luftimit të krimit dhe korrupsionit.
“Transparency International vitin e kaluar e ka renditur Kosovën e ka renditur të dytën në Ballkan, pas Malit të Zi dhe e ka lënë prapa edhe Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë për luftimin e korrupsionit”, tha Raci në Klan Kosova.
Ai po ashtu përmendi edhe raportin e Komisionit Evropian, i cili vitin e kaluar ka vlerësuar progres të theksuar.
The post Raci: Kosova ka bërë përmirësime rrënjësore në luftën kundër krimit dhe korrupsionit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.