Home > Uncategorized > Dështon Komisioni për Integrim Evropian, Bislimi s’shkon për raportim

Dështon Komisioni për Integrim Evropian, Bislimi s’shkon për raportim

//
/
Comments are Off

Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian.

Kryesuesja e komisionit, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, dje i ka njoftuar për ardhjen e tij për sot, por që i njëjti nuk ka shkuar për të raportuar, raporton Klankosova.tv.

“Zëvendëskryeministri na ka njoftuar dje se do të marr pjesë në këtë takim dhe ka qenë datë e kërkuar nga ai. Ndërsa sot e pamë që kjo mbledhje ishte e qëllimshme ku nuk ishin deputetët e pozitës”, u shpreh Krasniqi.

Krasniqi potencoi se qëllimi i këtij takimi ishte që Bislimi të informojë për sanksionet që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës.

The post Dështon Komisioni për Integrim Evropian, Bislimi s’shkon për raportim appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights