Home > Uncategorized > Instituti dokumentues, shumë dilema rreth hetimit të krimeve (VIDEO)

Instituti dokumentues, shumë dilema rreth hetimit të krimeve (VIDEO)

//
/
Comments are Off

24 vjet pasi ato u kryen, me ligj u mundësua që krimet e bëra gjatë luftës së fundit në Kosovë  të hetohen e dokumentohen.

Këtë punë do ta kryejë instituti, krijimi i të cilit mori aminin final parlamentar të enjten.

Por, funksionimi i plotë i tij që pason me punën në terren zor se do të ndodhë sivjet, njofton Klan Kosova.

Nga ekzekutivi i thanë televizionit se pas hyrjes në fuqi të ligjit, brenda gjashtë muajsh me akte nënligjore do të rregullohet struktura funksionale e insitutit.

Kjo mund të jetë periudhë shumë e gjatë për dëshmitë që synohet të mblidhen, andaj nga Qeveria po kërkohet të veprojë më me urgjencë.

Kronikë e përgatitur nga gazetari Drin Demiri

 

 

The post Instituti dokumentues, shumë dilema rreth hetimit të krimeve (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights