Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes dy veturave në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku si pasojë janë lënduar tre persona.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 10:00, në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, u shpreh Ahmeti.
The post Aksident mes dy veturave në Ulpianë të Prishtinës, lëndohen tre persona appeared first on Klan Kosova.


