Piloti italian Gabriele Mini ka triumfuar të shtunën në garën Sprint në kategorinë Formula 3 në Hungari.
Garuesi i ekipit Hitech Pulse Eight startoi i pari po e humbi më pas pozitën në duel me Nikita Bedrin-in në Hungaroring përcjell klankosova.tv.
Por Mini qëndroi afër dhe nuk u dorëzua, fillimisht e ktheu pozitën e parë dhe më pas e menaxhoi garën për ta arritur fitoren e dytë këtë sezon.
Ndërsa lideri i kampionatit Gabriel Bortoleto u paraqit mjaftë mirë pasi nga pozita e 4-të në fund e zuri vendin e 2-të në podium.
Teksa Bedrin u deshtë kënaqej me pozitën e tretë.
Për të dhe ekipin Jenzer Motorsport ky ishte podiumi i pari i sezonit.
The post Mini triumfues në Hungari appeared first on Klan Kosova.


