Edhe në ditën e katërt kërkimet u mbyllën pa sukses.
Pjesëtarët e Shoqatës së Kërkim Shpëtimit të Kosovës gjatë tërë të dielës kontrolluan për ndonjë gjurmë të Smilena Jankoviqit, e zhdukur para gati dy javësh. 86 vjeçja nga Okalku, fshat kufitar i Zubin Potokut doli nga shtëpia mesditën e 12 korrikut, kur e edhe familja e pa për herë të fundit.
Në ditët e para në kërkim të të moshuarës doli Policia e Kosovës e së fundi u thirrën edhe ekipet e specializuara. Në ndihmë vullnetarët patën edhe zhytësit e klubit ‘Trepca’, por pa ndonjë rezultat.
Nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit pohuan se mbaruan kërkimin brenda territorit të Kosovës, e për kërkim andej kufirit nuk kanë mandat.
Kronikë nga gazetari Flamur Gajtani.
The post 10 ditë kërkime – Ende nuk gjendet gruaja e zhdukur (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


