Home > Uncategorized > Kushti ”15 vjetësh” – Pensionistët s’duan t’u vonohet ligji (VIDEO)

Kushti ”15 vjetësh” – Pensionistët s’duan t’u vonohet ligji (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Dy drita jeshile u dhanë, e tash ka mbetur edhe e treta.

Pas Kushtetueses që u dha të drejtë, e Qeverisë që e miratojë ditë më parë, rreth 70 mijë pensionistët kosovarë sytë i kanë kah deputetët që të miratojnë ligjin për skemat pensionale.

Me të do hiqet kushti diskriminues i 15 vjetëve përvojë pune para luftës, për njohjen e kontributit pensional. Por si mund të arrihet kjo kur parlamenti është në prag të mbarimit të sesionit?

Pikëpyetje mbetet qëndrimi i opozitës pas përleshjes në seancën e fundit. Por si nismëtarë të ligjit pritet të ketë reflektim. Optimist se ligjvënësit nuk do i lënë pezull, janë edhe ‘mosha e tretë’.

Nëse kjo nuk ndodh sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga 15 korriku çdo pensioner mund ta kërkojë të drejtën e tij përmes gjykatës.

The post Kushti ”15 vjetësh” – Pensionistët s’duan t’u vonohet ligji (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights