Java e fundit e korrikut do të fillojë me mot shumë të nxehtë dhe kryesisht me diell.
Temperaturat të martën sipas Prishtina Weather, mund të arrijnë edhe deri në 38C, e lokalisht t’i afrohen edhe 40C, transmeton klankosova.tv.
Si zakonisht, pas çdo të nxehti ekstrem, masa të freskëta ajrore nga veriu do të depërtojnë mbi vend nga dita e mërkurë dhe enjte, që zbresin temperaturat edhe deri në 23C, ditën e enjte. Të mërkurën më vonë pasdite kalojnë mbi vend rrebeshe me bubullima, derisa riga lokale shiu mund të vazhdojnë edhe ditën e enjte. Për të premten temperaturat shënojnë një rritje, e parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.
Kushtet e motit të kthjellët dhe të nxehtë orëve të pasdites japin mundësi për formimin e ozonit sipërfaqësor që çon indeksin e cilësisë së ajrit edhe në vlera mesatare të ndotjes, derisa edhe prezenca e grimcave të pluhurit saharian mbetet e rritur në ditët e para të javës.
Indeksi i rrezeve ultravjollce, vazhdon të mbetet me rrezikshmëri shumë të lartë. Preferohet që në orët e mesditës nga 10 deri 16 t’i ikim kontaktit me rreze të diellit.
24.07 – Mot më i nxehtë dhe kryesisht me diell.
25.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell dhe erë. Pasdite do të ketë edhe vransira kalimtare.
26.07 – Kryesisht me diell, me erë dhe jo shumë nxehtë. Pasdite më vonë dhe mbrëmje rrebeshe e bubullima kalojnë mbi vend.
27.07 – Më freskët, me vransira e diell. Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.
28.07 – Më ngrohtë, me kthjellime e diell.
Do të fryjë erë mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi 8-18m/s, e të enjten ndryshon drejtimin në veriore, ku frynë me intenzitet të lehtë dhe mesatarë 4-8m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë një rënie të theksuar nën vlera normale.
The post Të martën të nxehtit arrin kulmin, temperatura mund të shkojë deri në 40 gradë appeared first on Klan Kosova.



