Ish-polici në Mitrovicën e Veriut, Murat Mehmeti, ka thënë që faktorit ndërkombëtar i ishte imponuar që të pranonte policë pa konkurs dhe pa selektim në vitet 2000.
“Flas në vitin 2000, Unmiku pat fillu me rekrutu qytetarë të të gjitha nacionaliteteve për policinë e Kosovës. Atëherë ishin ish-kolegët e tyre, ish-pjesëtarët e MUP-it që e pengonin çdo qytetar serb që me u integru në strukturat e policisë së Kosovës”, ka thënë Mehmeti në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Kur them e pengonin, nuk them vetëm mosbashkëpunim qytetar por është fjala për sulm fizik në shpi, për sulm fizik në rrugë”.
Sipas Mehmeti, një gjë e tillë bëri që bashkësia ndërkombëtare të pranonte si roje të urës pa konkurs.
“Deri sa e prunën bashkësinë ndërkombëtare atëherë që formacioi i rojeve të urës pa konkurs, pa selektim t’ia imponojë drejtorit të shkollës së policisë me i pranu një grup të parë të rojeve të urës pa konkurs”.
“Edhe faktori ndërkombëtar që ka qenë shumë ma i fortë se na,, iu imponue që një pjesë të rojeve të urës u pranuan pa konkurs, fillun me punën, me trajnimin teorik, edhe kanë nejt vetmë dy ditë, prapë s’u pëlqeu, prapë e lëshun derisa ky presion qytetar e prunën Kosovën edhe bashkësinë ndërkombëtare që pa dashje t’u imponohej që ish-strukturat e MUP-it të integrohen në vitin 2013”.
The post Mehmeti: Faktori ndërkombëtar u imponua të pranojë policë pa konkurs (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


