Home > Uncategorized > Rolling Stones i uron Mick Jagger-it 80-vjetorin e lindjes

Rolling Stones i uron Mick Jagger-it 80-vjetorin e lindjes

//
/
Comments are Off

Vokalisti i Rolling Stones, Mick Jagger, feston ditëlindjen e 80-të.

Shokët e grupit të Jagger-it, Keith Richards dhe Ronnie Wood e shënuan rastin të mërkurën duke i kushtuar kantautorit postime në rrjetet sociale.

Richards, 79 vjeç, ndau një video në Twitter ku shihet duke luajtur piano dhe duke i dërguar urime Jagger-it.

“Gëzuar ditëlindjen, Mick. Le të vazhdojmë t’i themi këtë njëri-tjetrit, Gëzuar 80-vjetorin!” shkroi ai.

Happy Birthday, Mick.
Long may we keep saying this to each other, Happy 80th!
Love, Keith @MickJagger pic.twitter.com/g86Zy8wpZC

— Keith Richards (@officialKeef) July 26, 2023

Wood ndau foto me Jagger-in gjatë gjithë viteve, duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen e 80-të @MickJagger!”

Përveç kësaj, llogaria zyrtare e Rolling Stones në Twitter postoi një video përmbledhëse që shfaq pamje nga karriera e këngëtarit.

It’s a special day today! Join us in wishing @mickjagger a very happy 80th birthday!! Keep on rockin’ Mick! pic.twitter.com/DU7LOfy6Gs

— The Rolling Stones (@RollingStones) July 26, 2023

“Është një ditë e veçantë sot! Bashkohuni me ne për t’i uruar @mickjagger-it ditëlindjen e 80-të!”, thuhet në postim.

Jagger falënderoi miqtë dhe fansat për urimet në Instagram, duke shkruar: “Faleminderit shumë për të gjitha komentet tuaja të bukura dhe urimet e ditëlindjes!”

Jagger bashkëthemeloi grupin muzikor Rolling Stones në fillim të viteve 1960. Grupi përfundoi turneun e tij të 60-vjetorit në gusht 2022.

The post Rolling Stones i uron Mick Jagger-it 80-vjetorin e lindjes appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights