Komuna e Dragashit e ka konfirmuar prezencën e murtajës afrikane në territorin e saj.
“Të dashur qytetarë të Komunës së Dragashit, ju informojmë se në territorin e Komunës sonë tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar MURTAJA AFRIKANE e derrit”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.
“Shoqata e Gjahtarëve ‘Dhia e Egër’, së bashku me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Dragash, si dhe institucionet relevante qeveritare, janë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për eliminimin e kësaj sëmundjeje”.
“Kjo sëmundje nuk transmetohet te kafshët tjera, as te njeriu, mirëpo kujdesi duhet të jetë maksimal, pasi më herët nuk kemi pasur raste të tilla”.
The post Lajmërohet murtaja afrikane e derrit në Dragash, komuna fton për kujdes appeared first on Klan Kosova.


