Besar Likmeta, kryeredaktor i Reporter.al (publikimi online i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri – BIRN Albania), e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti autokrat.
Këtë koment, Likmeta e ka bërë në Twitter si reagim ndaj postimit të kryeministrit Kurti i cili tentoi ta arsyetojë vendimin e MINT-it për ta mbyllur Klan Kosovën, duke thënë se në Kosovë janë 468 media të regjistruara.
“Kështu i shpjegojnë zakonisht autokratët sulmet ndaj lirisë së medias”, shkroi ai në Twitter.
The post Kryeredaktori i Reporter.al, Likmeta: Kështu si Kurti i shpjegojnë autokratët sulmet ndaj lirisë së medias appeared first on Klan Kosova.


