Home > Uncategorized > Liverpooli e rrit ofertën për Lavian

Liverpooli e rrit ofertën për Lavian

//
/
Comments are Off

Liverpool ka bërë ofertën e dytë zyrtare për lojtarin e Southampton Romeo Lavia.

Të Kuqtë kanë ofruar 45 milionë euro, teksa marrëveshja pritet të përfundohet gjatë ditëve në vijim.

Kjo vien pasi Southampton ka refuzuar ofertën e parë të Liverpoolit për Romeo Lavia, që mendohet se ka qenë me vlerë rreth 35 milionë funte plus bonuse,

Southamptoni po kërkon 50 milionë funte për mesfushorin adoleshent, që ta lërë të lirë.

Lavia shkëlqeu pavarësisht se ekipi tij ka rënë nga Premier League.

Liverpool po rinovon mesfushën e tyre dhe identifikoi mesfushorin 19-vjeçar belg, të cilin gjithashtu po e kërkon Chelsea, si një objektiv kyç.

Të Kuqtë duan ta përforcojnë mesfushën në qendër, sidomos pas largimeve të Jordan Henderson dhe Fabinhos, që kanë lënë një boshllëk në mesin e fushës.

Ata kanë vazhduar karrierën në Ligën e Arabisë, ku do të përfitojnë paga të majme. /Klankosova.tv.

The post Liverpooli e rrit ofertën për Lavian appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights