Gazetari gjeorgjian, Nikoloz Gvaramia – Nika, ish-i burgosur politik, ka bërë një reagim të ashpër ndaj qeverisë për rastin ndaj Klan Kosovës, duke mbështetur plotësisht organizimin e djeshëm të protestës.
Ai në një cicërimë në twitter, thotë se ky vendim i qeverisë është i egër dhe i papranueshëm, transmeton klankosova.tv.
”Mbështetja jonë për lirinë e fjalës për popullin e Kosovës, mediat dhe shoqërinë civile! Vendimi i qeverisë për mbylljen e medias private Klan Kosova është krejtësisht i papranueshëm dhe i egër!”.
Kujtojmë që Nika njëherit është personi më i famshëm i këtij viti, meqë ishte i burgosur në Gjerogji. I njëjti u fal nga presidenca e atjeshme pas presionit ndërkombëtar.
our support to freedom of speech for people of Kosovo, media and civil society! govt’s decision to shut down private media outlet Klan Kosova is completely unacceptable and outrageous! @klankosova_tv https://t.co/DA0jDkAXFJ
— Nika Gvaramia (@NikaGvaramia212) August 1, 2023
The post Gazetari gjeorgjian ish- i burgosur politik, mbështet Klan Kosovën, vendimin e qeverisë e cilëson të papranueshëm appeared first on Klan Kosova.


